Maria Zakharova

Rusia krijon një aleat në BE? Moska: Askush nuk shkatërron dot marrëdhëniet tona me Italinë

31 Janar, 17:57| Përditesimi: 31 Janar, 17:58

  • Share

Rusia është e sigurt se askush nuk do të arrijë të shkatërrojë themelet e marrëdhënieve ruso-italiane pavarësisht ngrirjes aktuale në fushat e ndërveprimit dypalësh, tha në një konferencë shtypi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.

“Për fajin e palës italiane janë ngrirë praktikisht të gjitha fushat e ndërveprimit dypalësh. Mekanizmat e vendosur janë pezulluar plotësisht. Megjithatë, jemi të sigurt se askush nuk do të mund të shkatërrojë bazën e fortë e marrëdhënieve ruso-italiane, të cilat bazohen në interesin e ndërsjellë dhe simpatinë e popujve për njëri-tjetrin”, tha Zakharova.

Sipas diplomates Moska beson me vendosmëri se braktisja e politikës anti-ruse nga ana e Italisë dhe rivendosja graduale e bashkëpunimit do të përmbushë interesat e të dyja vendeve, raporton agjencia ruse Tass.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?