Rusia kërkon të cilësojë komunitetin LGBT si lëvizje esktremiste

17 Nëntor 2023, 20:10| Përditesimi: 17 Nëntor 2023, 20:14

  • Share

Ministria e Drejtësisë në Rusi ka paraqitur një draft në Gjykatën e Lartë të vendit, për t’i cilësur aktivitetet e asaj që ajo e quan "lëvizja publike ndërkombëtare LGBT" si ekstremiste.

BBC raporton se në një sqarim nga ana e ministrisë ruse mbi këtë iniciativë, është shprehur se komuniteti LGBT po tregon shenja të aktivitetit ekstremist, duke përfshirë nxitjen e përplasjeve sociale dhe fetare.

Ky projektligj i hap rrugë procedimit penal për aktivistët e LGBT-së.

Cilësimi si “ekstremiste” është përdorur në të kaluarën nga autoritetet ruse kundër organizatave të të drejtave të njeriut dhe grupeve të opozitës si Fondacioni Anti-Korrupsion i Alexei Navalny.

Gjykata e lartë do të shqyrtojë mocionin më 30 nëntor.

Ndalimi do ta bënte të pamundur funksionimin e organizatave LGBT dhe do t'i vinte aktivistët dhe punonjësit në rrezik të ndjekjes penale, citoi Moscow, një nga aktivistët e paktë LGBT ende brenda Rusisë.

"Në thelb, kjo do të kërkonte ndjekje penale bazuar vetëm në orientimin ose identitetin e dikujt."

Analistët sugjerojnë se masa është një masë populiste e krijuar për të fituar vota përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?