Bota

Rusia i shpall ekstremiste organizatat e lidhura me opozitarin Navalny

10 Qershor 2021, 09:29| Përditesimi: 10 Qershor 2021, 09:37

  • Share

Organizatat politike të lidhura me kritikun e burgosur të Kremlinit, Aleksei Navalny, janë shpallur si “ekstremiste” dhe u është ndaluar veprimtaria nga një gjykatë ruse.

Aktivistët do të përballen me dënim me burg nëse vazhdojnë punën e tyre dhe secilit që mbështet publikisht rrjetin politik të Navalny dhe atij mund t’i ndalohet gara për pozita publike. Përmes rrjeteve sociale, Navalny është zotuar se nuk do të zmbrapset.

“Nuk do të shkojmë askund. Do ta tejkalojmë këtë, do të ndryshojmë, do të përmirësohemi. Do të adaptohemi. Nuk do të heqim dorë nga qëllimet dhe idetë tona. Ky është shteti ynë dhe nuk kemi tjetër”.

Navalny është në burg për shkelje të rregullave të një dënimi me kusht, për përvetësimin të të ardhurave, akuzë që e konsideron të motivuar politikisht.

Zgjedhjet parlamentare ruse pritet të mbahen në muajin shtator dhe sondazhet tregojnë se partia në pushtet po humb përkrahjen dhe disa prej mbështetësve të Navalny kanë planifikuar të garojnë në zgjedhje.

Avokatët e Navalnyt kanë thënë se do ta apelojnë vendimin e gjykatës për organizatën e Navalnyt.

Navalny, i cili është kritiku më i ashpër i Putinit, është ndaluar në Rusi, në muajin janar, pas kthimit nga Gjermania. Ai është trajtuar në Berlin, pas helmimit me agjent nervor Noviçok, helmim për të cilin janë fajësuar zyrtarët e Kremlinit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?