Xhelal Sveçla

Rusia firmosi urdhërarreste për komandantin e njësisë speciale dhe 2 policë të Kosovës, Reagon Sveçla: Nga Moska nuk pritet asgjë mirë

4 Mars, 12:38| Përditesimi: 4 Mars, 12:41

  • Share

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se është informuar zyrtartisht për fletarrestin ndërkombëtar ndaj komandantit të Njësisë Speciale, Besart Ahmeti.

Ditëve të fundit është raportuar se Rusia ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar për disa zyrtarë të njësive elite të Policisë së Kosovës.

Sveçla ka thënë se nga Rusia nuk pritet asgjë mirë, por siç është shprehur ai, kjo nuk është brengë e tij e as e Ahmetit.

"Prej Rusisë nuk pritet asgjë mirë, Besarti është mirë... e dimë, e kemi informatën zyrtare, por nuk është ajo brenga as e imja, as e Besartit", ka deklaruar Sveçla.

Me lëshimin e këtij fletarrestimi, Rusia ka kërkuar që këta zyrtarë policorë kosovarë të futen në listën e kërkimit të INTERPOL-it.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?