Agjencia e lartë e sigurisë ruse ka thënë se një gazetar i Wall Street Journal është arrestuar me akuza për spiunazh.
Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) tha të enjten se Evan Gershkovich ishte arrestuar në Ekaterinburgut, qytet në Malet Urale, ndërsa dyshohet se po përpiqej të merrte informacion të klasifikuar.
Shërbimi i sigurisë pretendoi se Gershkovich "po mblidhte informacion të klasifikuar në lidhje me aktivitetet e një prej ndërmarrjeve të kompleksit industrial ushtarak rus".
FSB nuk tha se kur ndodhi arrestimi. Gershkovich mund të përballet me 20 vjet burg nëse shpallet fajtor për spiunazh.
M.Q./ReportTv.al
Paske qene me fat ore vun qe nuk te kapen azovi sepse dot do ishe harruar
Përgjigju