Rusia akuzon Ukrainën për sulme kibernetike

24 Qershor 2022, 21:00| Përditesimi: 24 Qershor 2022, 21:12

  • Share

Prokurori i Përgjithshëm rus, Igor Krasnov ka akuzuar autoritetet ukrainase për sulme kibernetike ndaj infrastrukturës në Rusi dhe Bjellorusi, sipas raportimit të “Interfax”.

“Në rastin e Ukrainës, ajo që ne shohim është militarizimi i tyre i hapur, një sulm i qartë kibernetik që synon infrastrukturat kritike të Rusisë dhe Bjellorusisë”, tha Krasnov. Veprimet e autoriteteve të Kievit dhe vrasjet e shumta të civilëve në Donbass "i lanë Rusisë zgjidhje tjetër veçse të kryente një operacion special ushtarak për të mbrojtur popullsinë civile", shtoi ai.

Ndërkohë, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Rusisë, po ashtu ka siguruar bllokimin e më shumë se 130,000 faqeve të internetit, dhe duke përfshirë ato për të cilat pretendon se kanë detyruar të miturit të përfshihen në protesta.

 "Vetëm në dy vitet e fundit, ne kemi lëshuar rreth 600 kërkesa për të kufizuar aksesin në mbi 130,000 burime të internetit. Shumë prej tyre janë përdorur për të përfshirë adoleshentët në aktivitete të paligjshme, duke përfshirë aktivitete proteste nëpërmjet rrjeteve sociale. Shpesh, OJQ të tilla të financuara nga jashtë koordinojnë veprime të tilla shkatërruese. Aktualisht, 56 subjekte të huaja janë konsideruar të padëshirueshme në Rusi dhe faqet e tyre të internetit janë bllokuar”, tha Prokurori i Përgjithshëm rus.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Blinken: Bllokimi i grurit është vendim politik rus! Lavrov: BE dhe NATO, si Hitleri! Po përgatisin luftë kundër Rusisë


S.C/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?