Rusia akuzon Ukrainën për sulmet me dronë në Moskë, Kievi e mohon

24 Korrik 2023, 11:23| Përditesimi: 24 Korrik 2023, 11:27

  • Share

1690188770_rusiukraine.webp

Rusia ka akuzuar Ukrainën se ka kryer sulm me dronë mbrëmë gjatë natës në Moskë, ku u shkatërruan dy banesa.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se dy dronë u kapën dhe u shkatërruan nga forcat ruse, teksa raportohet se një dron ra pranë ministrisë së mbrojtjes.

“Një përpjekje e regjimit të Kievit për të kryer një akt terrorist duke përdorur dy dronë në objekte në territorin e qytetit të Moskës u ndalua”, tha ministria ruse e mbrojtjes në një deklaratë.

Zyrtarët ukrainas ende nuk i kanë komentuar akuzat e Rusisë por kanë njoftuar se katër persona u plagosën dhe një hangar drithi u shkatërrua në sulmet e reja ruse me dron në rajonin e saj jugor të Odesës.

Rusia ka nisur sulme thuajse të vazhdueshme në rajonin e Odesës, ku ndodhen portet kryesore të Ukrainës në Detin e Zi.

Moska e ka akuzuar Ukrainën për një mori sulmesh me dronë në territorin e saj në muajt e fundit.

Në fillim të këtij muaji, Rusia tha se Ukraina nisi një sulm me dron në Moskë , duke detyruar fluturimet të devijohen nga Aeroporti Ndërkombëtar Vnukovo. Ukraina nuk mori përgjegjësinë.

Dhe në maj Kievi mohoi kryerjen e një sulmi me dron në Kremlin, për të cilin Rusia tha se përbënte një tentativë për vrasjen e Presidentit Vladimir Putin.

Sulmi i së hënës vjen vetëm një ditë pasi Rusia sulmoi Odesën me raketa, duke shkatërruar Katedralen historike të Shndërrimit.

Unesco, agjencia kulturore e OKB-së, tha se ishte "thellësisht e tronditur dhe dënon me termat më të ashpër" sulmin në qendrën historike të Odesa.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u zotua për hakmarrje për sulmin.

"Ata patjetër do ta ndiejnë këtë," tha ai gjatë fjalimit të tij të natës nga Kievi. "Objektivi i të gjitha këtyre raketave nuk janë vetëm qytetet, fshatrat apo njerëzit. Objektivi i tyre është njerëzimi dhe themelet e gjithë kulturës sonë evropiane."


Lajmi kryesor:

Lufta/ Sulmi i katedrales në Odesa! Ukraina lëshon 17 dronë drejt Krimesë, Moska: I neutralizuam! Kundërpërgjigjet Rusia, sulmon magazinat me grurë! Kievi: Ndalni terrorizmin ushqimor


M.T/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?