Rusi, votohen ndryshimet kushtetuese, Putin në pushtet deri në vitin 2036

1 Korrik 2020, 17:01| Përditesimi: 1 Korrik 2020, 17:03

  • Share

Teksa sot është dita e fundit për të votuar një paketë ndryshimesh kushtetuese, qytetarët rusë duket se i kanë hapur rrugë presidentit aktual Vladimir Putin që të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2036

Rezultatet e pjesshme të votimit kombëtar, të shpallura pesë orë para mbylljes së qendrave të votimit, tregojnë se Putin, i cili qeveris Rusinë prej më shumë se dy dekadash si president apo dhe kryeministër, do të fitojë të drejtën për të kandiduar edhe për dy mandate të tjera, gjë që do të thotë se ai mund të mbetet president edhe për 16 vjet.

Në muajin mars, Duma, dhoma e ulët e Parlamentit në Rusi, miratoi një ndryshim kushtetues që eliminon numrin e mandateve presidenciale të udhëheqësit që po largohet, duke i lejuar atij të ri-aplikojë për një mandat të katërt dhe të pestë radhazi si president.

Udhëheqësi rus shfrytëzoi autoritetin e tij për të ndryshuar kushtetutën e tanishme ruse duke hequr kufirin e mandateve presidenciale.

Për javë të tëra, ligjvënësit diskutuan amendamentet e kushtetutës, të cilat Presidenti Valdimir Putin tha se duhet t’i japin më shumë fuqi parlamentit.

Analistët thonë se prapa lëvizjeve të zotit Putin qëndron elita e Rusisë që nuk është e gatshme të ndahet nga epoka e tij, por edhe nga përfitimet që erdhën me të.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?