Rusi, Vladimir Putin në pushtet më shumë se Stalini, deri në vitin 2036

10 Mars 2020, 16:49| Përditesimi: 10 Mars 2020, 16:52

  • Share

Presidenti rus Vladimir Putin mund të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2036.

Duma, dhoma e ulët e Parlamentit në Rusi, ka miratuar një ndryshim kushtetues që eliminon numrin e mandateve presidenciale të udhëheqësit që po largohet, duke i lejuar atij të ri-aplikojë për një mandat të katërt dhe të pestë radhazi si president.

Ndryshimi duhet të aprovohet nga Gjykata Kushtetuese dhe të kalojë në referendumin popullor, i planifikuar për 22 Prill.

Nëse nuk ka surpriza, Putin do të jetë në gjendje të mbretërojë deri në vitin 2036, kur ai do të jetë 84 vjeç, 36 prej të cilëve në pushtet, më shumë se Josif Stalini.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?