Bota

Rusi, veterani i Luftës së Dytë Botërore mposht COVID-19: Rilinda në moshën 102-vjeçare

24 Korrik 2021, 11:29| Përditesimi: 24 Korrik 2021, 13:38

  • Share

“Hera e fundit që u përballa me vdekjen ishte në vitin 1941, gjatë betejës së Moskës. Mora një plagë në mushkërinë time të djathtë. Por, në atë kohë isha mjaft i ri dhe u shërova menjëherë,”  tha veterani rus i Luftës së Dytë Botërore, 102-vjeçari Nikolai Bagayev pasi kishte arritur të mposhte për të dytën herë vdekjen, kësaj radhe në përballje me COVID-19.

Bagayev, i cili në momentin që u shtrua në spital kishte mushkëritë e dëmtuara  në masën 80%.qëndroi për më shumë se një muaj i shtruar në Korolyov afër Moskës doli të enjten në mbrëmje.

Ndërkohë që në mposhtjen e sëmundjes ai i ka dhënë meritat më të mëdha mjekëve.

“Këtë herë u mbështeta kryesisht te mjekët dhe kishte disa raste që për pak do të humbisja shpresën dhe guximin. U jam jashtëzakonisht mirënjohës mjekëve. Ishte e vështirë, por mund të shihja se si mjekët po luftonin për të më shëruar dhe i ndihmova ata. Heronjtë janë ata”” tha Bagayev kur doli nga spitali, i veshur me uniformë ushtarake.

Bagayev bën pjesë te një grup veteranësh të cilët respektohen në Rusi për rolin e tyre në mposhtjen e Gjermanisë naziste. Në maj, ai mori pjesë në paradën vjetore të kësaj fitoreje në Sheshin “Parade”, së bashku me Presidentin Vladimir Putin.

Bagayev jetoi shumë nga kapitujt e trazuar të Bashkimit Sovjetik tashmë të shkatërruar dhe u plagos dy herë gjatë luftës, njëra prej të cilave ishte plagosje mjaft e rëndë.

Pas luftës, Bagayev punoi në republikën sovjetike të Kazakistanit, ku ndihmoi në ndërtimin e kozmodromit “Baikonur”, kozmodrom i cili në vitin 1961 dërgoi njeriun e parë në hapësirë, Yuri Gagarin.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?