Ukraina sulmon me 2 dronë një ndër rafineritë më të mëdha të naftës në Rusi

3 Shkurt, 19:00| Përditesimi: 3 Shkurt, 19:07

  • Share

Ukraina ka goditur rafinerinë më të madhe të naftës në jug të Rusisë me dy dronë, këtë të shtunë, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Autoritetet ruse kanë deklaruar se kanë arritur të shuajnë në kohë zjarrin në rafinerinë e naftës në Volgodrad.

Ushtria ukrainase ka targetuar edhe më parë objekte në naftës ruse.

Prodhuesi i naftës Lukoil, i cili e ka në pronësi këtë rafineri, ka njoftuar se falë ndërhyrjes së shpejtë të autoriteteve, rafineria i është kthyer punës normalisht.

Sipas Reuters, Forcat e Sigurisë së Ukrainës e goditën objektin parësor të përpunimit, pa të cilin rafineria mund të humbë kapacitete të rëndësishme prodhuese.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fatmir Mersepe Çafai: 04/02/2024 21:00

    Ore po si se mbaruan ktë teatër të pështir që po organizojn me lojrat e Putin kriminelit. Po kur kan gjet budallenj le ta vazhdoin teatrin e le ti mashtroin njerzit që paguajn rënd për ktë teatër të pështir. Paguajn te karburanti e në të gjith gjërat e tjera me të pa drejt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?