Belgorod, Rusi

Rusi, tre të vdekur nga një sulm ukrainas me dron në rajonin e Belgorodit

16 Mars, 15:09| Përditesimi: 16 Mars, 15:11

  • Share

1710598292_belgorod.JPG

Tre persona kanë mbetur të vdekur në rajonin e Belgorodit në Rusi në kufi me Ukrainën. Sipas medias shtetërore ruse Tass, sulmi u krye me dron.

Guvernatori i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov tha se nga sulmi vdiqën një burrë dhe një grua. Nga goditja, një kamion u përplas me një autobus ku ndërroi jetë burri dhe gruaja, ndërsa pasagjerët e autobusit nuk janë lënduar.

Gjithashtu ndërroi jetë dhe një grua tjetër që sipas Gladkov po shkonte të ushqente qentë me djalin e saj. Aktualisht në Rusi po mbahen zgjedhjet presidenciale, ku natyrshëm pritet që Vladimir Putin të sigurojë një mandat tjetër. 


Lajmi kryesor:

Rusi, një rafineri nafte sulmohet nga droni ukrainas, 13 persona arrestohen për trazira gjatë votimeve për zgjedhjet presidenciale


G.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?