Sport

Rusi Medvedev kampion i US Open, mposht në finale serbin e adhuruar nga amerikanët! Aksidenti në Formula 1, Hamilton akuzon Verstappen

13 Shtator 2021, 11:18| Përditesimi: 13 Shtator 2021, 12:30

  • Share

Rusi Danil Medvedev ka fituar grand slemin e parë në karrierën e tij pasi ka mposhur në US open numrin 1 të botës Novak Xhokoviç. Në stadiumin Artur Ashe të Neë Yorkut Medvedev thuajse se ishte i përsosur në lojën që zgjati dy orë e 17 minuta. Rusi i fitoi të treja setet kundër Xhokoviç, i cili në Amerikë u mbështet shumë nga tifozët.

Cilësia e padiskutueshme e rusit ishin shërbimet shumë të forta, të cilat i hoqën mundësinë Xhkoviç që të bëhej tenisti i tretë në histori që fiton katër ‘Grand Sleme’ brenda një viti. Në pjesën e dytë të lojës serbi u pa shumë i nervozuar, ndërsa lotët në fund rrodhën nga sytë e rusit. Sigurisht që ishin lot gëzimi.

Ndërkohë të dielën një aksident që mund të kishte përfunduar me pasoja tragjike është shënuar në Formula 1. 5 herë kampioni i automobilizmit, Leëis Hamilton, u përplas në xhiron e 26 të pistës së Monzas nga piloti Max Verstappen. Goma e makinës së këtij të fundit përfundoi në kokën e britanikut, por fatmirësisht Hamilton shpëtoi si rrjedhojë e pjesës shtesë të sigurisë së vendosur së fundmi në makina, por edhe për shkak të kokores.

Në përfundim të garës Hamilton akuzoi Verstappen se nuk ishte treguar korrekt, ndërsa komisarët e garës e dënuan pilotin e ‘Red Bull’ me -3 pozicionë në garën e ardhshme.

Sa i përket garës së Monzas ajo u fitua nga piloti i McLaren Daniel Ricardo, ndërsa renditjen për pilot u udhëheq Max Verstappen me 5 pikë më shumë se Hamilton.

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?