Rusi/ Gjykata e Lartë shpall të paligjshme partinë e kritikut të helmuar të Kremlinit, Aleksei Navalny

21 Shtator 2020, 16:58| Përditesimi: 21 Shtator 2020, 17:37

  • Share

Gjykata e Lartë ruse ka shpallur të paligjshme partinë Rusia e Ardhshme, e themeluar nga kryeopozitari i Kremlinit Alexei Navalny. 

Vitin e kaluar, Ministria e Drejtësisë mohoi regjistrimin e partisë, pasi e kishte justifikuar vendimin e saj me faktin se ky emër ishte përdorur tashmë nga një organ tjetër politik. 

Që nga viti 2012, Navalny dhe bashkëpunëtorët e tij janë përpjekur të regjistrojnë partinë e tyre me emra të ndryshëm (Aleanca Popullore, Partia e Progresit dhe Rusia e Ardhshme) por Ministria e Drejtësisë u ka mohuar atyre regjistrimin çdo herë për shkak të disa gabimeve në përpunimin e dokumenteve.

Navalny, për momentin ndodhet i shtruar në një spital në Gjermani pasi u sëmurë në një fluturim nga Siberia në Moskë më 20 gusht dhe më vonë udërguar në Gjermani për trajtim, me kërkesë të gruas së tij.

Ekspertët gjermanë kanë thënë se Navalny është helmuar me agjent nervor të kategorisë ushtarake.

Këto të dhëna kanë shtyrë liderët botërorë që t’i kërkojnë Rusisë hetimin e rastit.

Autoritetet ruse kanë refuzuar hapjen e ndonjë hetimi penal, duke thënë se nuk kanë të dhëna për shenja të helmimit.

Sot, në një reagim Navalny i kërkoi Moskës që t’ia kthente rrobat që kishte veshur ditën kur u helmua pasi që aty gjenden “provat kryesore”.

“Para se të transportohesha drejt Gjermanisë, ata më hoqën rrobat dhe më dërguan krejtësisht të zhveshur. Duke qenë se në trupin tim ishte gjetur helm dhe se një infeksion kontakti ishte i mundur, rrobat janë provë materiale shumë e rëndësishme. Unë po kërkoj që rrobat të paketohen me kujdes në një qese plastike dhe të kthehen tek unë,”, pohoi Navalny nga Berlini, ku ndodhet ende i shtruar në spital.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?