Rusi, 9000 tonë lule të importuara për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

8 Mars 2021, 15:50| Përditesimi: 8 Mars 2021, 15:53

  • Share

Më shumë se 9 000 tonë lule janë importuar në Rusi që nga mesi i Shkurtit. Duke shënuar kështu edhe periudhën më të ngarkuar për shitësit e luleve. Festa e gruas është pushim zyrtar duke filluar nga viti 1920, por rëndësia e saj u rrit pas Luftës së Dytë Botërore. 

Në ditët tona, festa e 8 Marsit nuk është vetëm një festë për gratë ruse, por është gjithashtu një biznes i rëndësishëm për furnizuesit dhe shitësit e luleve. Rusia ka importuar mijëra tonë lule në të gjitha nuancat dhe ngjyrat përpara festës, sipas zyrës doganore të vendit.

Katër vendet kryesore të origjinës ishin Holanda, Ekuadori, Kenia dhe Kolumbia.  Ata i porositën lulet e tyre shumë më parë, duke lejuar kohë të mjaftueshme që dërgesat të kalonin nëpër dogana dhe të dilnin në treg. Dhe pavarësisht nga frika e një deficiti lule në mes të epidemisë koronavirus, klientët në Rusi do të kenë shumë zgjedhje me 120 milion lule të importuara.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?