Alfred Rushaj

Rushaj: Kemi ngritur grupe për të mbrojtur votën edhe fizikisht, po përgatitemi për më të keqen

23 Mars 2021, 13:36| Përditesimi: 23 Mars 2021, 13:52

  • Share

Drejtuesi i fushatës së PD, Alfred Rushaj ka zbuluar se PD ka ngritur struktura që kanë për qëllim mbrojtjen e votuesve.

Duke përmendur incidentin e regjistruar në Elbasan, numri dy i demokratëve theksoi se po përgatiten për më të keqen.

‘Janë ngritur struktura të mbrojtjes së votës në çdo zonë që mundohen të ndjekin dhe evidentojnë çdo lloj parregullsie dhe të Kodit Zgjedhor. Struktura po përgatitet edhe për mbrojtjen fizike të votuesve, të komisionerëve. Janë njerëz të gatshëm për të bërë detyrën e tyre për të mbrojtur çdo njëri që nuk mbrohet nga policia. Mendojmë se do të jetë një ditë e qetë, por po përgatitemi për më të keqen, ku do të jemi në mbrojtje të çdokujt që ka nevojë për mbrojtje.’- tha Rushaj në Vizion Plus.

Kur jemi vetëm pak javë para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 prillit, disa incidente janë shënuar midis palëve politike në vend.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kasem gahinji: 23/03/2021 16:59

    Grupet naziskine per sulmin ndaj QV,komisionereve,zgjedhesve,zyrave zgjedhore te ps.provat jane bere :- ne shkoder u sulmua dhe iu vu zjarri QV.Ne Elbasan grupi shurupi sulmoi biznesmenin.Ne cerrik digjet banderola e PS.Ne fier sulmohet me gure zyra elettorale e PS.Rezultatet e provava dalin me efektivitet 100%.PD do shkoje perpara ?Synimi:-te detyroje PS ,si ne 2005 ,te dorzoje fitoren e sigurt ne tavoline, per riciklimin e plehut PD-LSI,dhe me pas te permbyset reforma ne drejtesi.vigjelence dhe veprim nga prokuroria.Asnje force politike nuk ka te drejte te marre kompetenca ligjore te policise se shtetit me grupi naziskine. .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?