Rumania zgjat me 30 ditë Gjendjen e Jashtëzakonshme prej Covid-19

15 Korrik 2020, 17:39| Përditesimi: 15 Korrik 2020, 17:41

  • Share

Në Rumani, Presidenti Klaus Iohannis ka zgjatur me 30 ditë të tjera Gjendjen e Jashtëzakonshme për shkak të situatës pandemike prej Covid-19.

"Situata epidemiologjike - tha presidenti, - nuk është aspak pozitive”.

Ai gjithashtu deklaroi se nuk do të rivendosen masa kufizuese, por për momentin dita e rikthimit në normalitet duket ende e largët

Pastaj, duke iu drejtuar popullit ai tha “Mbrohuni”.

Ndërkohë në Rumani rastet e infeksionit vazhdojnë të rriten.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 641 raste të reja për një total, që prej fillimit të pandemisë, prej 34.226, kurse numri I viktimave Covid është rritur në 1952

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?