Rumania mbetet e mbërthyer nga Covid, regjistrohen 952 raste të reja dhe 39 viktima

30 Gusht 2020, 12:45| Përditesimi: 30 Gusht 2020, 12:46

  • Share

Në Rajonin e Ballkanit, Rumania vazhdon të mbetet e mbërthyer nga infeksioni i koronavirusit, teksa çdo ditë raportohen shifra në pragun e 1000-1500 të identifikuarve me Covid dhe dhjetra viktima.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 952 të prekur nga koronavirusi, për një total prej 86 785 pacientë të infektuar.

Gjithashtu autoritetet shëndetësore deklaruan se pati edhe 39 të vdekur, teksa numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën që prej fillimit të pandemisë është rritur në 3578, kurse të shëruarit numërohen në më shumë se 37 600.

Sllovenia ka raportuar sot për 31 raste të reja infeksioni dhe asnjë viktimë Covid.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, totali i të prekurve nga koronavirusi është rritur në 2865 kurse numri i përgjithshëm i viktimave mbetet i pandryshuar, 133. Gjithashtu në vend të shëruarit numërohen në 2283

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?