Video e këshilltarit në Rumani

Rumani/ Video që bëri xhiron e rrjetit, këshilltari shfaqet i zhveshur në dush gjatë mbledhjes së Këshiillit Bashkiak

27 Shkurt 2023, 17:20| Përditesimi: 27 Shkurt 2023, 17:28

  • Share

Një këshilltar rumun ka mbetur i “zënë ngushtë” sot pasi kamera e tij është ndezur teksa bënte dush ndërkohë që po punonte nga shtëpia.

Kur kryetarja e mbledhjes bëri thirrje për pjesëmarrje, këshilltari socialdemokrat (PSD) Alberto Caraian u shfaq në dush, i zhveshur dhe i lagur.  Caraian më pas i kalon momentet e ardhshme duke “luftuar” për të fikur kamerën, por ishte vona pasi të gjithë në mbledhje e kishin parë.

Këshilltarët në mbledhje qeshën me të kryetarja u përpoq ta merrte situatën nën kontroll.  Caraian i kërkoj falje të gjithëve sepse nuk po e mbyllte dot kamerën në kohë. 

“Por nuk mund ta mbyll telefonin, nuk mund ta mbyll",  këmbënguli ai. 

Episodi zgjati rreth 40 sekonda, deri sa dikush i sugjeroi këshilltarit të pafat të fikte kamerën. Gabimi i rumunit bëri xhiron e rrjetit, dhe i kushtoi postin e këshilltarit, vetëm pas 3 orësh.

F.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?