Rumani/ I vdekuri nga Covid-19 zgjidhet kryetar bashkie me votë plebishitare

29 Shtator 2020, 14:44| Përditesimi: 29 Shtator 2020, 14:48

  • Share

Fiton zgjedhjet lokale, por i vdekur… Në Rumani, një kryebashkiak i cili ndërroi jetë për shkak të Covid-19 u rizgjodh në post me një votë plebishitare, por megjithatë me vonesë pasi zgjedhjet u mbajtën një javë pas vdekjes së tij.

Në zgjedhjet e fundit administrative, Ion Aliman - i cili vdiq më 17 shtator në moshën 57 vjeç - fitoi 1,057 nga 1,600 votat në komunën e Deveselu.

Posterat e fushatës me fotografinë e tij ishin printuar që para vdekjes së tij dhe nuk kishte kohë për t'i ndryshuar ato.

Një gazetar vendas tha se vota për Aliman ishte një gjest simbolik i dashurisë, por edhe një mesazh i qartë politik për kundërshtarët e tij.

Tani anëtarët e këshillit të qytetit do të caktojnë një nënkryetar bashkie për ta zëvendësuar atë deri në zgjedhjet e reja.

Mircea Preotescu, zëdhënës i Zyrës Qendrore të Zgjedhjeve në Rumani, tha se " Zyra Zgjedhore do të njohë rezultatin, edhe pse Aliman ka vdekur”

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?