Rudina u dënua me burg pasi i falsifikoi firmën, reagon ashpër ish-bashkëshorti i aktores: Unë nuk do të jem kurrë....

10 Dhjetor 2023, 09:46| Përditesimi: 10 Dhjetor 2023, 09:47

  • Share

Ish-bashkëshorti i Rudina Dembacaj ka reaguar për herë të parë, pas lajmeve se aktorja e njohur e humorit është dënuar me 6 muaj burg, për falsifikimin e prokurës së vajzës së tyre. Aleksandër Varfaj në një postim në ‘Instagram’ shkruan se nuk do të jetë kurrë një baba i keq.

“Mund të jem shumë gjëra, por një baba i keq nuk do të jem kurrë”, ka shkruar Varfaj.

 

Po ashtu, edhe vetë aktorja reagoi gjithashtu për lajmin e bujshëm, përmes një postimi në rrjete sociale ku tregonte sfidat që duhet të kalojë një grua për të ruajtur dinjitetin e saj.

“Çdo vajzë, çdo grua ka sfidat, fitoret, vuajtjet, gëzimet, ulje- ngritjet, kryengritjet e saj. Punon, duron, mbijeton, për veten, për fëmijët, për familjen e saj. Flet shumë edhe atëhetë kur zgjedh me hesht. Pavarsisht se çfarë i ndodh në jetë e me kë duhet të përballet, betejën më të madhe e ka me veten, që të mund të ruajë dinjitetin, integritetin edhe në kohë të vështira. Lum kush ja del, sepse respekti për veten, është fuqia më e madhe për të ecur veç përpara.“7 minuta”, më mjaftuan, që ashtu e strukur nën lëkurën e personazhit që kisha në shfaqje, t’ia rikujtova prap fort vetes se s’duhet kurrë me u dorëzu e s’duhet me leju askënd me na vendosë kufijt e nënshtrimit, ku do me të pa. Ishim 11 vajza e gra në atë skenë, me jetë e karaktere të ndyshme, deri në ekstreme. Unë, isha malësorja që në fillim u frikësova, u hutova u lëkunda përballë rrezikut që po na kanosej….derisa e gjeta forcën e në fund i thashe JO humbjes së dinjitetit tim”, ka shkruar aktorja krahas disa fotove.

S.S/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arti: 10/12/2023 22:10

    E ka msu Marku per fallsifikime,,Jan rrac mjeshtrash per keto gjera,,,Ka gjet kapaku tenxheren

    Përgjigju
  • Lori: 10/12/2023 13:53

    Kjo pisllek femer ska din e imam .. femer pa moral qe del e shet moral.

    Përgjigju
  • te gjithe: 10/12/2023 13:42

    Aleksander, falendero Zotin qe nuk je me afer Rudines. S'ke c'e do plehnin. Shyqyr qe ka ik, te thyj qafen ku te doje.

    Përgjigju
  • Arbëri: 10/12/2023 11:33

    Falcifikatorja kërkonka ”dinjitet”…?

    Përgjigju
  • Firma: 10/12/2023 11:07

    Je grua me shume dinjitet haha,bravo,te ishin te gjitha grate si ti e mori lumi shqiperine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?