Rudina Hajdari: Sot nuk ramë dakord për asgjë, s'ka tym të bardhë pa ndryshimin e sistemit (VIDEO)

29 Maj 2020, 14:57| Përditesimi: 29 Maj 2020, 15:03

  • Share

Deputetja Rudina Hajdari u shpreh se sot nuk ranë dakord për asgjë dhe se opozita në parlament vijon që të ketë kusht ndryshimin e sistemit.

"Ata propozuan që opozita të vijë me një hartë të caktuar përsa i përket zonave që do të ketë identifikimin biometrik, erdhi në momentet e fundit, nuk u pranua as nga opozita parlamentare dhe as nga ajo jo parlamentare. Palët thuajse sot nuk ranë dakord për asgjë. Do të vijojmë që të flasim dhe ta mbyllim, por tymi i bardhë do të dalë vetëm kur të ketë ndryshim sistemi. Këto mbledhje janë bërë të lodhshme për të gjithë qytetarët.

Sistemi do të diskutohet sërish, u shty, do të rikthehemi prapë te ato cështje dhe sistemin zgjedhor, pasi pa ndryshuar sistemin nuk ka marrëveshje dhe reformë, vetëm një aleancë të vjetër të zakonshme që e kanë mbajtur peng këtë vend. Mbledhja tjetër ose sot pasdite ose nesër" tha ajo.


Lajmi kryesor:

PD bën kërkesë të re në minutat e fundit dhe këmbëngul te teknologjia, Gjiknuri: 3 cështjet që ndajnë palët, një takim Rama-Basha i bën mirë vendit


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?