Rudina Hajdari rikthehet pas gati 3 vitesh në selinë blu, zbut tonet ndaj Berishës: Të rrijë në PD, por jo të jetë kryetar! Problemi i tij me SHBA, është personal

18 Prill 2022, 15:12| Përditesimi: 18 Prill 2022, 15:34

  • Share

TIRANË- Rudina Hajdari është rikthyer pas më shumë se 3 vitesh në selinë e Partisë Demokratike, që pas përjashtimit të saj nga Lulzim Basha në 2019, nga ku ka folur për zhvillimet më të fundit në kampin blu. Ajo ka zbutur qëndrimin e saj ndaj Sali Berishës, duke thënë se mund të jetë pjesë e PD-së, por jo të marrë drejtimin e saj. Kjo nisur edhe nga fakti që SHBA-ja e ka bërë të qartë se do të shpallë edhe PD-në 'Non Grata' nëse Berisha do të rizgjidhej kryetar i saj.

"Kushdo që të jetë kryetar i PD duhet të mendoj përtej strukturave, përtej anëtarësisë, Berisha ka mbështetjen e anëtarësisë, por kur flasim për interesin e PD, për ringritjen e PD dhe për drejtimin e qeverisë nesër, duhet të kemi një ofertë të re, një grupim të ri, ku Berisha mund të jetë pjesë, po jo në rolin kryesor se në fund të ditës duhet të shohim çfarë shqiptarët duhet të mendojnë nesër. Shqiptarët ndoshta nuk do të duan një ofertë të vjetër. Ai ka qenë kryeministër, president, i ka dhënë këtij vendi ca ka mundur, dhe PD duhet të zgjedhje një ofertë të re", tha Hajdari.

Për ish-deputeten demokrate, problemi i Berishës me SHBA-në, duhet të jetë personale dhe të shkëputet nga PD-ja.

"Problemi i Sali Berishës me SHBA të ngelet një problem personal që duhet ta zgjidhë dhe të izolohet nga PD, nuk mund ta marrim këtë çështje si kalë beteje për PD që nëse kjo do zgjidhjet dhe zgjidhet dhe marrëdhënia e PD me SHBA, PD ka nevoje për një ekip që zgjidhet nga anëtarësia, është koha të kemi platformën tonë si do zgjidhen hallet e shqiptarëve, janë shqetësime që t'i rikthehemi, e jo të merremi kush është Basha, Berisha, ne duhet të rikthejmë në vlerat që i takojnë, të zgjedhim një ekip të fortë, i kemi premisat për ta bërë përballë një qeveria të korruptuar", tha Hajdari.

Me marrjen e drejtimit të Partisë Demokratike nga Komisioni i Rithemelimit, Rudina Hajdari është ribërë anëtare e PD-së, teksa më herët në një intervistë për Report Tv, përjashtoi mundësinë që do të kandidonte për të marrë drejtimin e demokratëve.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 19/04/2022 02:08

    /ZENUN/,si t'a lexosh kete rikthim?! Nje shembull nga historia.Te gjithe kundershtaret e Zogut u rikthyen ne Shqiperi tufa-tufa pas pushtimit nga Italia.Nje pjese e mire e tyre zgjodhen te bashkepunonin me fashistet e nazistet.Ne kohen e sotme,Basha luan rolin e Zogut dhe Berisha,ate te fashisteve.

    Përgjigju
  • Zenuni: 18/04/2022 17:31

    Si ta lexojme kete "rikthim"? Nje ide: ndersa agjenti Basha deshtoi ne mbajtjen e kreut te PD dhe kontrollit te saj dhe per rrjedhoje nuk i permbushi pritshmerite, gjasat kane qe edhe agjenti tjeter Alibeu te kete te njejtin fat; ndaj dhe nje agjent i trete me nje qasje te moderuar mund ta infiltrohet paralelisht ne menyre per te patur me ne kontroll ne PD e neserme. Po pytja eshte:A do ta haje serish karremin e Shabes Sala apo jo?

    Përgjigju
  • Gradishta: 18/04/2022 16:03

    Moj ti çupa e Azemit mirë që për nongratën Sali na i gjete zgjidhjen,po për atë nongratën e kpk dhe kupa me emrin Fatmira Hajdari që ka po të njëjtën akuzë krim e korrupsion si baca Sali,zamet gjej një zgjidhje dhe për mamin tënd,hajde PD hajde ku të katandisi llumi që devizë ka pangopsinë,zgjohuni o demokratë dhe braktisni tash këta ozurpatorë të demokracisë,partisë,Shqipërisë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?