Rudina Hajdari-politikanëve:Në
ç’derexhe jeni katandisur?!

9 Nëntor 2017, 12:57| Përditesimi:

  • Share
Vajza e Azem Hajdarit ka mbajtur një fjalim të fortë në foltoren e Kuvendit, teksa ka folur për zhvillimet e fundit në vend. Rudina Hajdari bëri thirrje për ndryshim, duke thënë se Shqipëria po shkatërrohet nga kjo qeveri e drogës. Duke u ndalur të rasti i Saimir Tahirit, Hajdari deklaroi se ai duhet të përballet me gjykatën dhe të tregojë aty se ka të drejtë, ndërsa e cilësoi atë thjesht një viktimë të këtij sistemi.

Më tej, ajo shtoi se nuk mund të flitet për trafikun e drogës vetën në mënyrë lekësh, por duhet kuptuar se pas këtij skandali fshihen njerëz. Deputetja demokrate iu bëri thirrje gjithë deputetëve të zgjohen dhe të reagojnë ndaj kësaj situate, pasi trafiku i drogës po shkatërron vendin.

“Kjo nuk mund të jetë një seancë normale, pas ngjarjeve të fundit dhe deklaratave të ndërkombëtarëve. Pyetja që duhet ditur sot: Në ç’derexhe janë katandisur sot politikanët tanë? Tahirit duhet t’i hiqet imuniteti, ai duhet të përballet me gjykatën. Fati i tij nuk duhet lënë në dorë të lajmeve, dhe as në dorë të një deputeti, vetëm gjykata ka të drejtë ta gjykojë. Nëse Tahiri pandeh se mund të fitojë, le ta tregojë këtë në gjykatë. Salla e Parlamentit nuk mund të trajtohet si sallë kafeje, këtu duhet të ofrojmë zgjidhje demokrative. Më quani ctë doni, por askush nuk mund ta përdorë këtë podium për të rritur popullaritetin. Thirrja ime është e thjeshtë: Duhet të ndryshojmë. Nuk është krenari të shohim vendin të denigrojë dita-ditës. Politika duhet t’i ofrojë shqiptarëve një punë dhe një rrogë. Kjo qeveri nuk ka ofruar asnjë lloj zgjidhje për t’iu ofruar njerëzve një jetesë normale. Saimir Tahiri është një viktimë e këtij sistemi. Nuk mund të flasim për trafikun e drogës vetëm në mënyrë lekësh, por duhet të kuptojmë se pas këtyre skandaleve fshihen njerëz. E vërteta është se kjo nuk ekzistonte në këto përmasa më parë. Historia njerëzore është ajo që duhet të flasim sot, se si trafiku i drogës po shkatërron vendin. Përgjegjësia fillon nga cdo deputet, nëse ne bëjmë një vesh të shurdhër është njëlloj si të përfshihemi. Prandaj, zgjohuni! Ne duhet të ndryshojmë, ndërhyrja e të huajve tregon se ne po dështojmë”, tha Hajdari. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?