Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku

Rudina Dembacaj tregon sa romantik është Mark Frroku: Kërcen me mua, gatuan me mua! Më thotë 'të dua' sa herë s'jemi afër

2 Dhjetor 2022, 07:23| Përditesimi: 2 Dhjetor 2022, 07:27

  • Share

Aktorja Rudina Dembacaj është vënë në qendër të faqeve rozë pas historisë së dashurisë me Mark Frrokun. Shpesh herë, nuk heziton të japë detaje nga jeta private me ndjekësit.

Së fundmi, gjatë një bashkëbisedimi në Instagram tregoi se çfarë gjesti romantik ka bërë partneri i saj me të. Ajo tregoi se Marku kujdeset që të mos i mungojë dashuria, edhe kur nuk janë afër fizikisht.

“Më shkruan ‘Të dua’ kur nuk jemi afër fizikisht, çdo ditë. Më shoqëron në çdo gjë që kam qejf. Më rri pranë në çdo shqetësim, sado i vogël apo jo. Kërcen me mua. Gatuan me mua. Pi verë me mua. Sot më përshëndeti me këngën që po vë në sfond! A ka më romantik se kaq?”, shkroi Dembacaj.

Postimi në Instagram
 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?