Rudiger pasi shënoi golin

Rudiger, heroi i Real Madridit në përballjen me Mallorcan (VIDEO)

3 Janar, 21:25| Përditesimi: 3 Janar, 21:35

  • Share

Real Madrid arriti të fitonte me rezultatin 1-0 përballë Mallorcas. Ishte një ndeshje tepër e vështirë për “Galaktikët” megjithatë ata arritën të siguronin fitoren. Pjesa e parë e ndeshjes kishte një dominim të qartë të madrilenëve.

Ata patën disa mundësi për të shënuar por nuk u realizuan dot pasi mbrojtja e Mallorcas rezultoi tepër efektive në ndalimin e momenteve të rrezikshme.

Goli i fitores erdhi në minutën e 78-të kur Rudiger arriti të shënonte pas një asistimi nga ana e Luca Modriç.

Me këtë fitore Real Madrid mbetet në vendin e parë të La Ligas me 48 pikë, njdekur nga Girona me 45 pikë dhe një ndeshje më pak ndërsa rivalët e përjetshëm të Atletico Madrid dhe Barcelonës janë 10 pikë mbrapa.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?