Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi

Ruçi uron kryeparlamentarin estonez për Ditën e Pavarësisë: Mirënjohje për mbështetjen për çeljen e negociatave dhe për Kosovën

23 Shkurt 2021, 10:39| Përditesimi: 23 Shkurt 2021, 10:42

  • Share

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Parlamentit të Estonisë, Henn Põlluaas, me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Ai shkruan se Estonia është një vend mik dhe partner i Shqipërisë në NATO, si dhe një mbështetje për integrimin e vendit tonë në BE.

Ruçi shprehu mirënjohjen e tij lidhur dhe me mbështetjen e Estonisë ndaj Kosovës dhe aspiratave të saj auro-atlantike.

"Shpreh bindjen se Kuvendi i Republikës së Shqipërisë dhe Riigikogu i Republikës së Estonisë do të vazhdojnë të kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve e bashkëpunimit midis të dy vendeve e dy popujve tanë.”, shkruan Ruçi.

Letra e plotë e Ruçit:

“Me rastin e Ditës së pavarësisë së Republikës së  Estonisë, në emër të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe emrin tim personal,  Ju përcjell urimet e mia më të përzemërta.

Shpallja më 23 shkurt të vitit 1918 e Manifestit  të të Gjithë Qytetarëve dhe publikimi i tij më 24 shkurt shënoi themelimin  e republikës së pavarur dhe demokratike të Estonisë. Këto dy ditë janë ngjarje të shënuara me rëndësi historikë për popullin estonez dhe të ardhmen e tij.  

Estonia është një vend mik dhe partner i Shqipërisë në NATO si edhe një mbështetëse e fuqishme e integrimit tonë europian, kontribuese e spikatur në vendimin e Këshillit Europian të datës 25 mars 2020 për çeljen e negociatave dhe asistencën në këtë proces.  Memorandumi i Mirëkuptimit për Integrimin Evropian, midis Ministrive të Punëve të Jashtme të dy vendeve tona, nënshkruar në tetor 2019, është një tregues i këtij kontributi.

Shqipëria i është mirënjohëse Estonisë edhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe aspiratave të saj auro-atlantike.

Shpreh bindjen se Kuvendi i Republikës së Shqipërisë dhe Riigikogu i Republikës së Estonisë do të vazhdojnë të kontribojnë në forcimin e marrëdhënieve e bashkëpunimit midis të dy vendeve e dy popujve tanë.”

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?