Ruçi uron akademikun Rexhep Qose për ditëlindje: Krenaria dhe referenca e kombit shqiptar

25 Qershor 2020, 11:31| Përditesimi: 25 Qershor 2020, 11:33

  • Share

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka uruar Akademikun Rexhep Qosja, me rastin  e 84 vjetorit të lindjes. Me anë të një letre urimi, Ruçi thotë se Qosja është krenaria dhe referenca e e kombit shqiptar. 

 “I dashur Profesor, me rastin e 84-vjetorit të lindjes Ju uroj shëndet dhe jetë të gjatë e të lumtur. Ju, i dashur Profesor Rexhep Qosja, jeni një ndër krenaritë e kombit shqiptar.

Një personalitet si Ju, me veprimtari të shumanshme; mendje erudite, me ndihmesa të shquara e cilësore në mjaft fusha: në historinë e letërsisë dhe të qytetërimit shqiptar, në historinë politike të shqiptarëve; veprimtar me vetëdije qytetare e kombëtare të lartë, i bëni nder kombit shqiptar dhe çdo shqiptari.

Ju jeni sot një ndër referencat më të rëndësishme të kombit shqiptar dhe të çështjeve shqiptare dhe një ndër pikëtakimet e kulturës e qytetërimit shqiptar me kulturën botërore.

Jam i lumtur t’Ju uroj në këtë përvjetor të ditëlindjes, si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, por edhe si një lexues i veprës Tuaj.”, shkruan Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në urimin për Akademikun Rexhep Qosja.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?