Ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi

Politikë

Ruçi takim me Ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci: Italia, mikja, mbështetsja dhe avokatja më e mirë e Shqipërisë

18 Maj 2021, 13:07| Përditesimi: 18 Maj 2021, 13:10

  • Share

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u takua me Ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci.

Gjatë takimit u diskutua mbi zgjerimin e bashkëpunimit midis të dy vendeve, rinisjen e bashkëpunimit të suksesshëm parlamentar si edhe bashkëpunimin në kuadrin e Asamblesë parlamentare të Mesdheut.

“Shqipëria i është mirënjohëse Italisë si mikja, mbështetësja dhe avokatja më e mirë e Shqipërisë gjatë tranzicionit dhe këtë shpresojmë të bëjë edhe në vazhdim, për fillimin sa më shpejt të Tryezës së parë ndërqeveritare e më tej.”, theksoi Kryetari i Kuvendit,  Gramoz Ruçi.

Ambasadori Bucci falenderoi Kryetarin e Kuvendit për pritjen e ngrohtë dhe vuri në dukje se pas zgjedhjeve  të 25 prillit, në të cilat populli shqiptar foli qartë, Shqipëria duhet të hyjë në një fazë të re të zbutjes së tensioneve e konflikteve politike, për të përballuar sfidat e rëndësishme që ka përpara, daljen nga pandemia, ringritjen e ekonomisë dhe ecurinë e negociatave.

“Në verë do të zhvillohet mbledhja e parë e Komitetit të Përbashkët Ekonomik midis të dy vendeve, me synim rritjen e investimeve italiane në Shqipëri. Italia do të livrojë shumë shpejt ndihmën prej 95 milionë Euro për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019, për të cilën u angazhua në takimin e donatorëve. Bashkëpunimi i shkëlqyer midis të dy vendeve do të rinisë në të gjitha fushat.”, vuri në dukje Ambasadori Bucci.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?