Politikë

Ruçi takim me ambasadoren e Holandës: Mirënjohje për mbështetjen e Parlamentit holandez për rrugëtimin europian të Shqipërisë

5 Korrik 2021, 12:01| Përditesimi: 5 Korrik 2021, 12:51

  • Share

TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi është takuar ditën e sotme me ambasadoren e Holandës, Guusje Korthals Altes, në kuadër të përfundimit të misionit të saj në Shqipëri.

Në takimin mes Ruçit dhe ambasadores u diskutua për marrëdhëniet Shqipëri-Holandë si edhe qëndrimin pozitiv të parlamentit holandez për hapjen e konferencës së Parë ndër Qeveritare për vendin tonë.

Ruçi vlerësoi kontributin e Ambasadores Altes në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe në mënyrë të veçantë kontributin për informimin e  Parlamentit dhe Qeverisë dhe të Holandës mbi arritjet e Shqipërisë në rrugëtimin e saj europian.

“Shpreh mirënjohjen e Kuvendit të Shqipërisë për qëndrimin inkurajues të Parlamentit holandez për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë si edhe për rritjen e investimeve holandeze në Shqipëri.

Marrëdhëniet shumë të mira  dypalëshe janë pasqyruar edhe në rritjen e bashkëpunimit ekonomik. Për të tretin  vit radhazi, Holanda është investitori më i madh në Shqipëri dhe ne kemi besim se ky bashkëpunim do të vijë duke u zgjeruar e forcuar”, u shpreh Ruçi.

Ambasadorja Guusje Korthals Altes falënderoi Ruçin, për vlerësimin e punës së saj si edhe të bashkëpunimit midis të dy vendeve dhe nënvizoi se Vendet e Ulta do të vazhdojnë të mbështesin Integrimin Europian të Shqipërisë, konsolidimin në vendin tonë të vlerave europiane, mbajtjen sa më shpejt të Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe rritjen e investimeve holandeze në Shqipëri.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?