Kronikë

Ruçi pret një delegacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe: Marrëdhëniet politike po përkthehen në bashkëpunim ekonomik

26 Korrik 2021, 16:39| Përditesimi: 26 Korrik 2021, 17:25

  • Share

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka pritur në takim një delegacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe ku është diskutuar mbi marrëdhëniet mes dy vendeve. Delegacioni i Emirateve Bashkuara Arabe kryesohej nga Obaid Alhairi Salem Alketbi, Gjeneral Major, ish-ministër i Shtetit për Çështje të Sigurisë dhe Asistent Ministër për Punët e Jashtme dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar për Çështjet Ushtarake dhe të Sigurisë. Gjthashtu në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla dhe Ambasadori i Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, Ermal Dredha.

Gjatë takimit Ruçi ka vlerësuar bashkëpunimin e shkëlqyer midis Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe dhe vuri në dukje se miqësia dhe bashkëpunimi politik po përkthehet edhe në një bashkëpunim ekonomik në rritje midis të dy vendeve. Investimi prej dy miliardë USD për Portin e Durrësit është një aspekt i rëndësishëm i këtij bashkëpunimi, i cili pritet të zgjerohet edhe në sektorë të tjerë si bujqësia, energjia, burimet hidrike etj.

Ndër të tjera, gjatë diskutimit është prekur edhe ndihma e dhënë nga Emiratet e Bashkuara Arabe për dëmet e shkaktuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit në vendin tonë. Ruçi ka falënderuar delegacionin për ndihmën rreth 3.2 milionë euro që garantuan rindërtimin e 2 mijë banesave të dëmtuara nga tërmeti. Teksa është theksuar edhe mbështetja e dhënë në kuadër të pandemisë COVID-19, ku falë ndihmës nga Emiratet e Bashkuara Arabe mbërritën në vendin tonë 7 tonë pajisje mjekësore për përballimin e luftës me COVID-19, ndihmë e cila siguroi 7000 veshje të plota mbrojtëse mjekësore për mjekë, infermierë dhe personel mbështetës.

Teksa për drejtuesin e delegacionit të Emirateve të Bashkuara Arabe, ky bashkëpunim ekonomik e tregtar mes dy vendeve duhet të zgjerohet e intensifikohet.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?