Kreu I kuvendit, Gramoz Ruçi dhe Papa Fraçesku

Ruçi: Pashkë të Gëzuara secilit në vatrën familjare! Mirënjohje për mjekët, infermierët, policët dhe ushtarët në këtë ditë të bekuar

11 Prill 2020, 19:24| Përditesimi: 11 Prill 2020, 19:27

  • Share

Kryetari i Kuvendit,  Gramoz Ruçi, ka uruar ditën e sotme besimtarët katolikë me rastin e Pashkëve. Në urimin e tij në këtë ditë të bekuar, shkon një mirënjohje për mjekët, infermierët, policët dhe ushtarët që janë në vijën e parë të fronit në betejën kundër COVID-19. 

“Pashkë të Gëzuara në çdo vatër familjare! Pashkët e sivjetme i gjejnë besimtarët katolikë brenda shtëpive të tyre.  Gëzimi i festës ndrin, megjithatë, në familjet dhe zemrat e të gjithëve. Distancomi fizik e bën më të pathyeshme nevojën, afërinë dhe lidhjen shpirtërore. Të gjitha sakrificat kanë kuptim kur bëhen në emër të jetëve njerëzore. Mirënjohje Kishës Katolike dhe besimtarëve katolikë për mbështetjen e të gjithë shqiptarëve në këtë sfidë për jetën. Lumturia dhe gëzimi do të rikthehen shumë shpejt dhe të gjithë ne do të rikujtojmë se sa e bukur është jeta, sa i duhur është solidariteti, sa i dobishëm është besimi, sa i pazëvendësueshëm është përdëllimi njerëzor dhe sa  të çmuara janë vlerat te të cilat besojmë dhe mësimet nga të cilat udhëhiqemi. Në këtë Ditë të Bekuar le të përsërisim mirënjohjen tonë për mjekët, infermierët, policët dhe ushtarët dhe për të gjithë ata që janë bërë këto kohë rojtarë të jetëve tona si edhe familjet e tyre.”, shkruan Kryetari i Kuvendit,  Gramoz Ruçi, në urimin drejtuar besimtarëve katolikë me rastin e Pashkëve.


Lajmi kryesor:

Krishti u ngjall! Katedralet bosh! Mesha e Pashkës online, Frendo: Kjo natë më kujton '97, sakrifica do kurorëzohet! Shqipëria ka nevojë për heronj


B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 13/04/2020 16:43

    O Zot!!!Dio miooo!!! Santo qiello!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?