Ruçi në Arabinë Saudite: Bashkëpunimi politik mes dy vendeve do përkthehet edhe në ekonomi, tregti dhe investime

18 Shkurt 2020, 15:27| Përditesimi: 18 Shkurt 2020, 15:30

  • Share

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i shoqëruar nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite, me ftesë të Kryetarit të Parlamentit të Arabisë Saudite, Abdullah Ibn Muhammad Al Sheikh.

Takimi i parë i mirëseardhjes ishte pikërisht me Kryetarin e Parlamentit Saudit Abdullah Ibn Muhammad Al Sheikh ku thelbi i bisedës ishte procesi i rindërtimit pas tërmetit të 26 Nëntorit, mbështetja dhe solidariteti shumë i madh ndërkombëtar, si dhe u diskutua mbi aspekte të bashkëpunimit dypalësh politik, ekonomik e tregëtar si edhe mbi intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar. Siç njofton zyra e shtypit, kryetari i Parlamentit të Arabisë Saudite u shpreh se mbështetja e Arabisë Saudite do të zgjerohet së shpejti edhe në një mbështetje financiare të drejtëpërdrejtë bilaterale.

 “Bashkëpunimi i shkëlqyer politik midis të dy vendeve duhet të përkthehet në rritjen e bashkëpunimit ekonomik, tregëtar dhe të investimeve saudite, të cilat janë të mirëpritura në Shqipëri.”, nënvizoi Kryetari Ruçi.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla nënvizoi se “Shqipërinë dhe Arabinë Saudite i bashkon edhe bashkëpunimi i ngushtë dhe partneriteti strategjik me SHBA në luftën kundër terrorizmit. Të dy vendet  tona janë partnerë të besueshëm të Shteteve të Bashkuara kundër terrorizmit”.

Kryetari i Parlamentit të Arabisë Saudite Abdullah Ibn Muhammad Al Sheikh, vlerësoi lart bashkëpunimin dhe marrëdhëniet vllazërore me Shqipërinë dhe vuri në dukje vullnetin e palës saudite, posaçërisht të Mbretit të Arabisë Saudite, Madhërisë së Tij, Salman bin Abdulaziz Al Saud për zgjerimin dhe forcimin e këtyre marrēdhënieve. Gjatë takimit u bisedua edhe për aspekte konkrete të bashkëpunimit dypalësh në fushën e turizmit, transportit ajror etj. Së shpejti do të fillojë të funksionojë edhe linja direkte midis të dy vendeve.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?