Foto ilustruese

Zbulohen 2 plantacione të mëdha kanabisi në Spanjë! Prangosen 6 shqiptarë! Ruanin dhe kujdeseshin për drogën

3 Tetor 2022, 13:52| Përditesimi: 3 Tetor 2022, 14:14

  • Share

SPANJË- Policia Kombëtare e Tarragonës, nëpërmjet Brigadës Provinciale të Policisë Gjyqësore, ka zbuluar dy plantacione kanabisi në La Móra, Tarragona dhe Valls, ku si rezultat u arrestuan 6 shqiptarë.

U zhvilluan dy operacione policore ku u zbuluan më shumë se 5000 bimë marijuanë, si dhe disa sytha të paketuara dhe materiale të ndryshme për mirëmbajtjen e plantacioneve.

Në operacionin e parë, Policia gjeti brenda vilës një plantacion me 780 bimë marjuane, 9.62 kilogramë sytha të paketuara dhe një pushkë. Agjentët e Policisë Kombëtare arrestuan tre shqiptarë, ndërsa konfiskuan pajisje të shumta për mirëmbajtjen e infrastrukturës së plantacionit.

Nga ana tjetër, operacioni i dytë, ai në Valls filloi pas një ankese anonime për një plantacion marjuane në natyrë. Agjentët e Policisë Kombëtare konfirmuan vërtetësinë e ankesës, duke lokalizuar plantacionin në një tokë bujqësore në një poligon në kryeqytetin e Alt Camp. Në mbjellje u eliminuan 4476 bimë, po ashtu u arrestuan dhe 3 shqiptarë të tjerë, të cilët kishin për detyrë ruajtjen e bimëve.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?