Hamdie Magashi dhe Sokol Halili

Ruaju!

1 Dhjetor 2022, 11:10| Përditesimi: 1 Dhjetor 2022, 11:16

  • Share

Shqiptarët janë xhelozë. Xhelozia si ndjenjë sekondare është primitive dhe kur është patologjike hyn te sëmundjet mentale.

...Kur të duket se dikush po ta merr atë që është e jotja: e njeriu s'mund të jetë i joti.

Ti mund të çmendesh nga mërzia, por njeriu pronë nuk bëhet.

Edhe kur të thotë: I joti jam- ti dije se ta bën qejfin, veç pse tingëllon bukur. Çdo gjSokoë që tingëllon bukur është rrenë.

Xhelozia e shqiptarëve nuk është racionale (nuk bazohet në asnjë fakt), është patologjike: kolektivisht xhelozojnë pa asnjë arsye, e marrin me mend se janë të tradhtuar dhe u kry kjo punë - e di unë, sytë po i tregojnë se më tradhton!

Nuk është e habitshme që sot lexon dhjetëra komente të meshkujve (edhe të femrave) që 'motivi i xhelozisë' u duket normal dhe i mjaftueshëm për të vrarë. Sinqerisht e kanë.

Xhelozia është armiku më i madh i shqiptarëve: jo që e duan partnerin - e duan veten, aq shumë e duan veten - për dashuri ndaj vetes - vrasin. Xhelozia e shqiptarëve ka karakteristika të veçanta folklorike: e lidhin me nderin familjar e kombëtar.

Një vajzë në anën e dynjasë nëse martohet me 'armikun', ky këtu në Kosovë e rrehë vajzën e vet- pa ndodh asgjë, se kështu e ka mësu tradita... Është paranojë kolektive, shqiptarët dyshojnë dhe vuajnë nga frika e mashtrimit.

Sidomos kanë frikë nga mashtrimi i grave. Ky vend i rriti djemtë e vet me frikë nga mashtrimi.

- Hapi sytë mirë, mos i beso askujt.

- Shoku ta merr gruan.

- Shoqja ta merr burrin.

- Gruaja e ka shti dreqin n'shishe.

Frikën nga gruaja e ka mbjell gruaja.

- Nana e mëson djalin e saj të mos i besoj kurrë gruas.

- E mëson edhe vajzën të dyshojë në burrin, por nëse e zbulon në pabesi - ta falë.

'Nëse dikush të mashtron - Ti ke faj dhe Ty ta humb burrërinë'.

Gruaja shqiptare sot është në krizë: në mes të nevojës për t'u ndjerë e sigurtë (e martuar), dhe nevojës për të qenë e lirë njëkohësisht.

Por, Liria për gratë është Vetmia.

Mënyra e jetës në Kosovë duket perëndimore, por shoqëria është primitive.

Gratë kanë nevojë të tmerrshme të duken VIP, e Burrat e kanë humbur rrugën mes dy civilizimeve.

Njërën këmbë në mesjetë e tjetrën nuk guxojnë ta lëshojnë në Tokë.... Se kalin e Isa Boletinit nuk guxon kush ta kalërojë... Mentaliteti i robit - pas derës fshihet një armik.

- Ruaju, derisa nuk rishkruhet edukata.

Derisa një nanë nuk e mëson një djalë të mos bëhet roje e moralit të tij, sepse: ti nuk bëhesh i pamoralshëm nëse dikush të tradhton.

Derisa një mësues e mëson nxënësin se nëse dikush të mashtron nuk është faji yt!

Çka ke faj ti që dikush punon prapa shpinës tënde! Çdo ditë ora e parë e mësimit duhet të jetë:

- Dashuria nuk zgjat përgjithmonë.

- Njeriu nuk mund të jetë pronë e jotja.  As ti nuk mund të jesh pronë e askujt.

- Jeta mbi Tokë ia nisi mbi lakminë (molla e ndaluar), dhe u krijua mbi vrasjen e vëllezërve mes vete, për xhelozi dhe pushtet.

Xhelozia dhe hakmarrja janë motivet kryesore të vrasjeve.

Nuk ndalen me Ligj - por rrallohen me edukatë.

Nëse dikush të mashtron, sipas traditës shqiptare, ti ke qenë budalla, sepse njeriun dikushi dhe të zotin askush nuk mund ta mashtrojë.

P.S. Sindromi i Othellos është xhelozia paranojake, që karakterizohet nga besimi absolutisht falls për pabesinë e partnerit.

Ata që janë të obsesionuar nga iluzionet e tradhtisë, ata e arsyetojnë vrasjen e partnerit.

Te Shekspiri, Othello e vrau Desdemonën, sepse ishte i bindur se ajo e ka tradhtuar.

Desdemona ishte i vetmi personazh i pafajshëm te Othello.

'Pafajësi e korruptuar'.

- Njeriu më i rrezikuar sot është njeriu i pafajshëm.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • luli: 01/12/2022 12:00

    je e madhe zonja kimete,ke nje super talent ne te shkruar plot llogjike dhe argumenta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?