Beatrix Ramosaj dhe Dafina Zeqiri

‘Ruaje burrin se ta merr Beatrixa’, Dafina Zeqiri reagon e revoltuar: Askush nuk shkon pa dëshirë

23 Mars 2022, 19:19| Përditesimi: 23 Mars 2022, 19:24

  • Share

Dafina Zeqiri ka publikuar së fundmi një video, ku nuk ka munguar një koment nga mikesha e saj, këngëtarja Beatrix Ramosaj. Ndjekësit i kanë shkruar Dafinës që të ketë kujdes sepse Beatrix mund “t’i marrë burrin”.

“Ruaj burrin Dafinë. Trixa në qarkullim”, “Ruaje Dj Geek Dafinë se kjo i hedh krahët”, “O Dafinë ruaju prej saj se iu merr burrat shoqeve”, janë vetëm disa nga komentet.

Dafina Zeqiri është përgjigjur e revoltuar, duke mbështetur Beatrixën.

“Ruaje për cfarë? A e keni seriozisht sidomos ju femra që komentoni kështu për një femër tjetër? Nuk kam nevojë kërkond me rujt! Kurgjo me zor nuk shkon! Boll bullizuat! Boll me këto gjepura ose zhdukuni nga faqja ime! Idiotë”, ka shkruar ajo.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • eni: 26/03/2022 09:10

    beatrix vajze me vlera.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?