Ristani nga Korça: PS-ja mbushi Kuvendin e Bashës! Pas referendumit merr fund historia e tij në krye të PD-së

18 Dhjetor 2021, 19:11| Përditesimi: 18 Dhjetor 2021, 19:43

  • Share

 

Arben Ristani i cili është pozicionuar krah ish-kryeministrit Sali Berisha, në një prononcim për mediat nga Korça tha se Kuvendi i Bashës ishte i mbushur me studentë, punonjës Call Center dhe ka qenë edhe PS-ja ajo që ndikuar në mbushjen e sallës. Ndër të tjera Ristani theksoi se pas daljes së rezultateve do të shikohet ratifikimi për shkarkimin e Bashës. Sipas tij, me daljen e rezultatit do të mbyllet historia e Bashës në krye të PD.

"Një votim që filloi prej mëngjesit, me procedura të sakta, komision që ka drejtuar më së miri ditën e votimit, dhe tashmë që po përpilojnë procesverbalet për të nxjerrë rezultatin. Së pari nuk mund ta quajmë Kuvend jo për arsye tjetër, por ai i datës 11 dhjetor anuloi me vendim, vendimin e kryesisë për mbajtjen e atij më datë 18. Nuk dua të them që salla ishte e mbushur me punonjës Call Center, nuk mund të them që ishte e mbushur me studentë universitetesh dhe nuk dua them që kishte të shtyrë nga PS-ja për ta mbushur atë sallë pra duke mos i thënë të gjitha këto, ishte një sallë që mban 2 mijë vetë. Nuk është një kuorum i nevojshëm për të mbajtur atë Kuvend. Në Kuvendin e datës 11 u vendos shkarkimi i Bashës, i kryesisë së PD. Sot u ratifikua vendimi i Kuvendit, duhet të presim rezultatin. Nëse referendumi do ta ketë ratifikuar, mbyllet historia e Bashës në krye të PD. Do kemi një periudhë tranzitore të drejtimit të partisë dhe Kuvendi pasardhës do mblidhet nga marsi. Do fillojë organizimi i partisë nga baza që të riformatohet Kuvendi i ardhshëm."-tha Ristani.


Lajmi kryesor:

Referendumi i Berishës/ Probleme me listat, votojnë edhe pa e pasur emrin! Vokshi: Votuan rreth 44 mijë, 99% pro shkarkimit të Bashës (VIDEO)


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?