Ervin Nelaj

Merrte rryshfet për të dhënë legalizimet, lihet në burg kreu i Kadastrës Berat

28 Janar 2021, 12:27| Përditesimi: 28 Janar 2021, 13:38

  • Share

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg drejtorin e Kadastrës Ervin Nelaj, raporton gazetari Arsen Rusta. Drejtori i kadastrës u arrestua dy ditë me parë nga policia e Beratit, me urdhër të prokurorisë së Posaçme.

Burime zyrtare bënë me dije se Nelaj, i cili kishte vetëm 7 muaj në këtë detyrë, ka përvetësuar shuma parash nga persona të ndryshëm, me qëllim pajisjen e tyre me dokumentet e lejes së legalizimit.

Nelaj prej 8 vitesh ishte specialist dhe inspektor i ‘Aluiznit’. Operacioni për kapjen e tij është nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat dhe SPAK-u, teksa vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari korruptive.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?