Beniada Nishani

‘Rrush e kumbulla i bëra’, Nga paratë që mori te BBV e deri te Einxhel Shkira, Beniada i thotë të gjitha

27 Nëntor 2022, 21:55| Përditesimi: 27 Nëntor 2022, 21:58

  • Share

Beniada Nishani ka qenë së fundmi e ftuar në programin “Why Not”. Ajo ka folur për jetën e saj personale si dhe është ndalur edhe te eksperienca e saj në “Big Brother VIP”.

“I mora i mora. Patjetër. Shumë korrekt. Rrush e kumbulla i bëra. Nuk i kam harxhuar të gjitha se jam dhe pak gjirokastrite dhe do të blej një makinë, pastaj avash, avash shikojmë”, tha Beniada

Por nëse do ta ftonin si opinioniste, a do të shkonte Beniada?

“Po pse jo, do të bënim super gallat. Me komentet e mia me këtë gjuhën gjysmë shqipe gjysmë italishte i kisha fut një muzikë tallava. Do ta kisha bërë sepse për mua Big Brother ka qenë një super eksperiencë. Nuk e shikoj veten si opinioniste por do të ishte një eksperiencë shumë funny”, tha Beniada për Ora Neës.

Jo vetëm kaq por ajo u ndal edhe te marrëdhënia e saj me Einxhel Shkirën si dhe komentoi së fundmi edhe komentet që ka bërë Einxhel më herët për të në program.

“Tani përtej shakave e kisha parë këtë pjesë. Unë jam munduar të mos e komentoj pasi ndonjëherë njeriu lëndohet për gjërat e vogla, për një fjalë. Ka qenë një shoqëri e bukur e jona ishim 2 goca kundër shumë të tjerëve. Kam thënë se jam munduar të kem kujdes ti përgjigjem. Përveç kësaj e kam pasur shumë xhan. Ndonjëherë bëjnë vaki këto gjëra. Ndonjëherë në shoqëri njerëzit për disa keqkuptime prishen kot. Por gjëja më e bukur është kur njerëzit flasin sy më sy. Unë i uroj një shtatëzani të mbarë dhe jam e sigurt se në një të ardhme gjërat do të ndryshojnë”, përfundoi ajo.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • miri: 28/11/2022 17:26

    Beniada eshte nje YLL. Ajo eshte nje Vajze Shume e Mire... E VECANTE!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?