Rrumbullaku takim me strukturat drejtuese të policisë së Vlorës, në fokus lufta kundër kultivimit të kanabisit dhe arrestimi i personave në kërkim

4 Prill 2023, 13:30| Përditesimi: 4 Prill 2023, 14:56

  • Share

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka zhvilluar një takim ditën e sotme me strukturat e policisë së Vlorës. Takimi me dyer të mbyllura që zgjati rreth dy orë mësohet se ka në fokus luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike. Gjithashtu, duke qenë se Vlora është një qytet që frekuentohet masivisht nga turistët, Rrumbullaku bëri thirrje të ketë vëmendje maksimale ndaj personave me precedentë penalë të cilet janë të shpallur në kërkim. 

Ditë më parë, policia e Vlorës goditi një grup shqiptaro-rumun që organizonte transportin e drogës nga Shqipëria drejt Greqisë duke përdorur automjetet ‘rulot’.

Si rezultat i operacionit, u sekuestruan 260 kg kanabis, u arrestuan 4 rumunë si dhe u shpallën në kërkim 5 shqiptarë.

Në 10 shkurt të këtij viti në lagjen 10 korriku të Vlorës si dhe në Selenicë u zbuluan dy shtëpi bari ku kultivoheshin bimë narkotike të llojit kanabis sativa. Dy persona mbetën të arrestuar për të dy rastet si dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?