‘Rrugëtimi’ i piktorëve të vegjël në Qendrën Kulturore, ekspozojnë 175 piktura! Frymëzimi te letërsia, qyteti e përditshmëria

10 Qershor 2023, 20:02| Përditesimi: 10 Qershor 2023, 20:09

  • Share

Kleisa Rrapi, është një prej tyre. I pëlqen kënga dhe baleti, por këtë fundjavë në Kalanë e Tiranës, prezanton ‘breshkën’ e saj të pikturuar...

Vogëlushja, bashkë me mbi 70 fëmijë të tjerë të moshës 6 deri në 15-vjeç udhëhiqen nga zysha e pikturës, Ruzmira Bejaj...

Ekspozita “Rrugëtimi ynë” e çelur në Kalanë e Tiranës është manifestim i punës së tyre përgjatë një viti. Kanë pikturuar në Qendrën Kulturore, por edhe në ambiente të hapura..

Flavia dhe Livia janë dy binjake që ndjekin kursin e pikturës.

Tematikat janë të larmishme, vogëlushët frymëzohen nga peizazhet, letërsia,  objektet e qytetit, apo përditshmëria...

Të ndryshme janë edhe teknikat e përdorura. 175 pikturat e ekspozuara janë në pastel, akuarel, lapustila, akrelik dhe lapsa dore...

Shumë prej artistëve të vegjël e shohin veten në të ardhmen si piktorë...

Sukseset kanë nisur t’i korrin që tani. Në Bitola të Maqedonisë, ku u mbajt Kolonia e Piktorëve, ata fituan 2 çmime, 4 diploma dhe 4 medalje...

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?