DPA

‘Rrugëtimi i Autoqefalisë Ortodokse Shqiptare’, DPA mban ekspozitën në Berat

15 Shtator 2022, 10:36| Përditesimi: 15 Shtator 2022, 10:37

  • Share

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në bashkëpunim me Bashkinë e Beratit paraqiti sot ekspozitën “Rrugëtimi i Autoqefalisë Ortodokse Shqiptare në dokumentet e AQSH”.

Në këtë aktivitet, të zhvilluar në Sallën e Konferencave të Bashkisë së Beratit, qenë të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i DPA-së, Prof. Asoc. Dr. Ardit Bido, kryebashkiaku Ervin Demo, përfaqësues të institucioneve bashkëpunuese, akademikë dhe qytetarë të interesuar mbi tematikën.

Fjala përshëndetëse u mbajt nga Demo, i cili vlerësoi kontributin e DPA-së në përkujtimin e një prej ngjarjeve më të rëndësishme, që shënon një faqe të lavdishme për kombin shqiptar.

Në fjalën e marrë, Bido prezantoi punimin studimor të titulluar “Kongresi i Beratit dhe shpallja e Autoqefalisë”, kryer prej tij dhe Msc. Myrteza Sharra, përgjegjës i Sektorit të Sallës së Studimit. "Kongresi i Beratit është moment kyç i historisë sonë bashkëkohore dhe datë e rëndësishme për komunitetin ortodoks dhe për mbarë kombin. Me shpalljen e Autoqefalisë, u kurorëzuan përpjekjet e komunitetit ortodoks dhe të drejtuesve politikë shqiptarë, të cilëve iu besua kjo betejë. U zgjodh që Kongresi të mbahej në Berat, ndonëse qendër e ortodoksisë ishte Korça. Berati u pa si një epiqendër përbashkuese e papërfshirë në betejën mes tri rrymave në radhët e ortodoksëve."- shpjegoi Bido lidhur me studimin e botuar, që përmbledh të gjitha  dokumentet që gjenden në DPA mbi shpalljen e Autoqefalisë.

Më pas u prezantua ekspozita e përgatitur prej Dr. Denald Prifti, specialist pranë Sektorit të Komunikimit në DPA. Dokumente e ekspozuara dëshmojnë orvatjet e Kishës Ortodokse Shqiptare në rrugëtimin drejt mëvetësimit dhe kombëtarizimit. Narrativa e Autoqefalisë Ortodokse Shqiptare bazuar në dokumentet e Arkivit Qendror Shtetëror (AQSH), duke nisur nga periudha që i paraprin mbajtjes së Kongresit dhe deri në marrjen e pëlqimit nga Patriarkana. Mes dokumenteve të paraqitura për publikun bëjnë pjesë:

Ky aktivitet u mbajt me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare.

D.GJ/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arben: 15/09/2022 19:25

    Ju lutem, a mund te me shpjegoi dikush diferencen ndermjet Kishes autoqefale ortodokse Shqiptare, dhe kishes ortodokse shqipètare?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?