‘Rrugët e Shkodrës n’Karnaval’, kryeqendra e veriut përgatitet për magjinë e traditës shumëvjeçare

18 Shkurt, 08:13| Përditesimi: 18 Shkurt, 17:17

  • Share

Shkodra po përgatitet për traditën shumëvjeçare të Karnavaleve që sjellin gëzim dhe hare në kryeqendrën e veriut. Në të gjitha rrugët kryesore të qytetit, po bëhen zbukurime kushtuar Karnavaleve që do të mbahen nga 23 deri në 25 shkurt të cilat njihen për recitimin e vargjeve tradicionale, bejtet dhe ngjyrat e humorit.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin e tij social ‘facebook’ pamje nga përgatitjet që po bëhen për këtë traditë shumëvjeçare të shkodranëve.  

“MIRËMËNGJES dhe me "Rrugët e Shkodrës n’Karnaval", të cilat po përgatiten për magjinë e traditës shumëvjeçare të shkodranëve dhe si ftesë për të mos u humbur në përjetimin e 3 ditëve të gëzueshme mes ngjyrave dhe humorit në datat 23-25 Shkurt, ju uroj një të diel të paqtë”- shkruan Rama.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • PATRULLA FALLSO: 18/02/2024 12:09

    HAHAHA kryeqendra e veriut me qensusin e fundit me 59 mij banor te regjistruar qe banojn ska ngel me shkodran ne shkoder harojeni thjesht i ben per pensionista keto gjera

    Përgjigju
  • Besi: 18/02/2024 08:27

    si karnavale i paskan veshur edhe rruget sot ne shkoder por me mire po presim bollokumet e dites se veres me 14 mars qe jane kthyer ne feste kombetare dhe ku Tirana vishet si lule

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?