Dua dhe Dukagjin Lipa

Rrugës për t’u bërë miliardere, Dua Lipa i beson të atit menaxhimin e karrierës së saj

9 Nëntor 2023, 12:55| Përditesimi: 9 Nëntor 2023, 12:57

  • Share

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka hedhur hapat e parë drejt rrugës për t’u bërë miliardere, për shkak të një ndryshimi të madh në karrierë.

Artistja ka ndarë përfundimisht rrugët me kompaninë e deritashme të menaxhimit dhe ia ka besuar babait të saj, Dukagjinit, menaxhimin e  suksesit të saj.

Dyshja ka krijuar një kompani të quajtur “Radical 22 Publishing Limited” për të ndihmuar në menaxhim të karrierës së Lipës, vetëm pak ditë pasi Dua njoftoi se ka shkëputur raportet me kompaninë menaxhuese “TaP”.

Sipas mediave, Dukagjini tani e ka prioritet kryesor karrierën dhe suksesin e së bijës.

Dua Lipa u përmend këtë javë krah Harry Stylesit dhe Ed Sheeranit, si yjet britanike që bashkë kanë kontribuar në eksportin muzikor të Mbretërisë së Bashkuar, në vlerë prej mbi 4 miliardë dollarësh më 2022. Përderisa marrëveshja e mëhershme e saj me “TaP” ia siguronte 20% të të ardhurave, tani me ndihmën e babait ajo synon t’i rrisë përfitimet.

Javën e shkuar u bë e ditur se “TaP” ka shitur të drejtat e autorit të artistes dhe i ka uruar fat në të ardhmen Duas.

Këngëtarja pati nënshkruar marrëveshje me këtë kompani më 2013, kur arriti marrëveshjen me zyrtarin Ben Mawson që e kishte vënë re talentin e saj në një lokal në Londër. Nga shkurti i 2022-s babanë e kishte menaxher.

Siç shkruajnë mediumet britanike, Dua Lipa do të rikthehet në top-listat botërore me “Houdini”, që pritet të lansohet të enjten.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?