Rruga Orikum-Dukat

Rruga Orikum-Dukat, ARRSH: Të hënën nis puna me shtresat asfaltike, ja si devijon trafiku

8 Shtator 2023, 15:40| Përditesimi: 8 Shtator 2023, 15:50

  • Share

Me përfundimin e sezonit turistik, Autoriteti Rrugor Shqiptar, njofton se do të rifillojë puna me shtresat asfaltike në rrugën Orikum-Dukat, çka do të sjellë devijim të trafikut gjatë javës që vjen, duke nisur nga e hëna deri të premten.

“Në datën 11.09.2023 ditën e hënë, që herët në mëngjes ky aks do të jetë i mbyllur dhe do të hapet sërish ditën e premte për të lënë akses kalimi gjatë fundjavave. Ky devijim do të bëhet vetëm nga e hëna në të premte dhe do të zgjasë deri në përfundimin e plotë të aksit”, njofton ARRSH.

Trafiku do të devijohet në drejtim të rrugës së vjetër nacioanle Orikum-Llogara.

“Autoriteti Rrugor Shqiptar së bashku me Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për Menaxhimin e Trafikut, kufizimin e vendit ku do të kryhen punimet si dhe për vendosjen esinjalistikës së nevojshme për të orientuar përdoruesit e rrugës. Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këto ndërhyrje që po kryhen në këtë aks deri në përfundimin e plotë të këtij projekti”, thuhet më tej në njoftimin e ARRSH.

Për të përballuar fluksin e larta të lëvizjes së automjeteve gjatë sezonit turistik u hapën përkohësisht për udhëtarët dy akset e reja Orikum – Dukat dhe Palasë – Dhërmi, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e tyre. Rruga Orikum – Dukat, me gjatësi  14,75 kilometra, ku ende vijon puna është një prej investimeve më të rëndësishme infrastrukturore për qytetin e Vlorës dhe gjithë jugun e Shqipërisë, ndërtimi i të cilit do të bëjë të mundur lidhjen e ByPass të Vlorës me Portin e Jahteve në Orikum dhe me Tunelin e Llogarasë e Bregdetin e Jugut.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?