Rruga Gosë -Vilë-Bashtovë pa barriera e sinjalistikë, dëmtohet një vit pas rikonstruksionit! Shoferët: Ka marrë jetën e 4 njerëzve, duhet ndërhyrje

26 Nëntor 2023, 17:04| Përditesimi: 26 Nëntor 2023, 18:09

  • Share

E rikonstruktuar një vit më parë, rruga nacionale që lidh autostradën në dalje të fshatit Gosë me bregdetin e Vilë-Bashtovës ka mungesë sinjalistike dhe ndriçimi.

Drejtuesit e automjeteve dhe banorët kërkojnë ndërhyrje në këtë segment që lidh 20 fshatra të zonës, që shpesh është kthyer në burime aksidentesh.

"Kane ndodhur shumë avari, sinjale nuk ka, drita nuk ka, është rrugë turistike që del në bregdet.

Mungojnë barrierat mbrojtëse, shoferët nuk janë të sigurt. Problemi është të parandalojmë aksidentet. Është rrugë jashtë standarti. Duhen marrë masa urgjente!

Një copë llamarinë dhe ndricues duhet ta shikojë shoferi, ka ngrënë 4 vetë kjo rrugë".

"Jam banor I fshatit këtu, edhe unë kam rrezikuar një natë, edhe 28 vjecari që vvdiq para një jave do kish shpëtuar nëse do kish barriera",- është shprehur një qytetar.

Mungesa e sinjalistikës, kryesisht barrierave mbrojtëse në kthesa e ura, ka rezultuar me përfundimin e shumë mjeteve në kanal. Disa pjesë të rrugës janë kthyer në njolla "të zeza" aksidentesh.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?