Rruga Elbasan-Përrenjas njollë e zezë aksidentesh, barrierat e dëmtuara nuk riparohen nga ARRSH! Banorët: Të merren masa sa më shpejt

23 Prill 2023, 14:02| Përditesimi: 23 Prill 2023, 14:11

  • Share

Aksi rrugor Elbasan-Përrenjas është një ndër akset më kryesore ku çdo ditë kalojnë qindra automjete, por barrierat mbrojtëse të rrugës në disa vende kanë dalë jashtë funksionit, kjo sepse nga aksidentet që kanë ndodhur janë dëmtuar këto barriera dhe nuk është marrë asnjë masë  për ti rregulluar. Enti pronar i këtij segmenti rrugor është ARRSH dhe e mirëmban kompania “T2”.

Kthesat e rrezikshme, në shumë vende edhe mungesa e barrierave mbrojtëse, por edhe rrëshqitja e dherave dhe gurëve ka për që shumë automjetet të aksidentohen e shpesh të përfundojnë edhe në lumin Shkumbin. Shenjat janë të pranishme kudo.

Të shqetësuar banorë të zonës kërkojnë që riparimet përveç se të bëhen sa më shpejt, dhe vendet boshe të plotësohet me barriera, duan që ato të jenë cilësore që të mos ketë më raste tragjike.

“Është shqetësuese, duhet riparë sa më shpejt. Aksidentet janë të shumta. Deri në Përrenjas është katastrofë. Nuk kanë cilësi”, tha një banor.

“Nuk janë cilësore barrierat. Mënyra e vendosjes. Një makinë me tonazh të vogël, bie poshtë. Ajo duhet të mbajë kamionin. Duhet të ishte me dy kalime, jo me një. Kryesorja është se pjesa më e madhe, qoftë dhe me humbje jete janë jabanxhi, që nuk e njohin rrugën”, tha një tjetër.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • aleksadros: 23/04/2023 20:26

    ee cfare do te beje barrjer po ike si i marre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?