Rruga e re për Tushemisht “ndan” banorët me tokat bujqësore: Po fëmijët si do ikin në plazh?!

21 Qershor, 16:57| Përditesimi: 21 Qershor, 17:09

  • Share

Banorët e fshatit Gurras të Njësisë Administrative Buçimas në Pogradec përmes protestës kërkojnë paratë e tokës që u ka marrë projekti për rrugën e re Pogradec-Tushemisht-Doganë dhe të ndërtohet një nënkalim që ata të mos bllokohen në lëvizje për në tokat bujqësore.

“Na është prekur nga projekti 1 dynym, me 3600 lekë të vjetra. Më kanë prishur shtëpinë, më shkulwn 40 dru pemë, më prenw ujin. Po na vrisni fëmijët për së gjalli. Shtëpia mu prish, mu sheshua. Nuk mu mat rruga, garazhi, nga 21 metër në 4 metër katror. Jetoj me qira, nuk kemi marrë asgjë, edhe rruga na u bllokua”, tha një banore.

“Duam të na bëhet ura dhe lekët e tokës. Ka një vit që ka dalë shpërblimi dhe nuk na i jep. Vjen të bllokon ujin, ç’a bëhet?! Është turp i madh, janë 300 familje. Bëje urën dhe rrugën. A ka shtet apo nuk ka shtet?!”, tha një zotëri.

“Ky projekt duhet të afektonte banorët dhe jo t’i penalizonte. Kam gjithashtu një pyetje: Ku janë të zgjedhurit lokal? Një vit më parë vinin këtu dhe tani nuk i shohin. Të vijnë të sqarojnë banorët. Kërkojnë të bëhet një nënkalim dhe problemi zgjidhet shumë lehtë”, tha Arben Male, antëtar i këshillit bashkiak.

Rrugë kalimi të lirë për fshatin Gurras banorët e kërkojnë edhe me zonën turistike të Drilonit kur thonë se pa urë apo rrugë dalëse bllokohen turistët.

“Të bëhet një urë. Ky fëmija do të shkojë në plazh, ku do shkojw?! Atje matanë më ka zënë 1 dynym e gjysmë tokë e ma ka vlerësuar sa një paketë cigare. Na ka zënë shumë tokë”

“Këtu kanë mundësi të bëjnë një nënkalim. Burimet na u prishën. Do vije turisti, ku do hyje në fshat, rruga është e bllokuar, turisti vjen në Tushemisht, mos të quhet fshat turistik”, tregoi një tjetër.

“Të bllokohet kjo rrugë nuk shkon. Ne sot na ndaluan për të dalë në këtë park. Kemi 10 ditë që na është bllokuar rruga. Nuk kanë ku të kalojnë fëmijët”, tregoi një tjetër.

Banorët i janë drejtuar edhe Bashkisë Pogradec dhe Ministrisë me një peticion për të ndaluar punimet dhe për të ndërtuar nënkalimin, por përgjigja ka qenë se nuk ka më fonde. Në rast se ankesat e tyre nuk marrin një përgjigje, banorët paralajmërojnë përshkallëzim të protestave.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ju duken të sigurta kushtet e rrugëve në Shqipëri?