Foto ilustruese

'Rruga e parregulluar asnjëherë', banorët e një fshati në Kosovë ua ndalojnë të gjitha partive tubimet për zgjedhje

23 Janar 2021, 08:45| Përditesimi: 23 Janar 2021, 08:49

  • Share

Banorët e një fshati në Kosovë ua ndalojnë të gjitha partive tubimet atje në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Bëhet fjalë për banorët e lagjes Marosh të Damjanit të Gjakovës. Ata kanë marrë vendim që të mos lejojnë politikanët të shkojnë e të bëjnë fushatë tek ata.

Arsyeja janë premtimet e pambajtura. Sipas banorëve është një rrugë që nuk është rregulluar asnjëherë, pavarësisht premtimeve që janë bërë në çdo fushatë.

Këta thonë se madje as nuk do të votojnë, pasi shtojnë se për ta bërë të kalueshme rrugën është dashur të investojnë vet.

Ndërkaq nga Komuna e Gjakovës, deklarojnë se arsyeja e vonesës së rregullimit është për shkak se gjysma e rrugës që krejt është pak më shumë se një kilometër, i takon territorit të Prizrenit, ndaj presin që ta bëjnë në bashkëfinancim me ta e me Ministrinë e Infrastrukturës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?