Rruga e Kombit

Rruga e Kombit me pagesë, Rama: Kompania do e mirëmbajë dhe përfundojë

26 Mars 2018, 16:35| Përditesimi: 26 Mars 2018, 16:40

  • Share

Javën që vjen kush do të kalojë në Rrugën e Kombit duhet të paguajë. Tarifa do të jetë duke filluar nga 2.5 euro për motorët, 5 euro për autoveturat dhe deri në 22.5 euro për kamionët e tonazhit të rëndë. Pas lajmeve në media, qytetarët nga dita e djeshme kur u bë testimi i sporteleve i janë ankuar në Facebook kryeministrit duke e kundërshtuar tarifën, ndërsa  Rama ka reaguar sot përmes një komenti në përgjigje të njërit prej komentuesve.

Rama thotë se nuk ka pagesë 10 euro, por është 5 euro dhe ky çmim paguhet kudo në rajon dhe është kontribut që shkon për mirëmbajtjen e rrugës.  Gjithashtu kreu i qeverisë thekson se me taksën që do të paguhet do të përfundojë rruga, pasi është e ndërtuar pjesërisht.

“Nuk ka pagese 10 euro, eshte 5 euro, cmim qe paguhet kudo ne rajon dhe kontribut qe shkon per mirembajtjen e rruges, e cila u ndertua pjeserisht (nderkohe qe kompania do te perfundoje edhe ndertimin) dhe mbeti ne meshire te fatit nga pamundesia e mirembajtjes qe ka nje kosto jo te vogel!”. shkruan Rama në profilin e tij në ‘Facebook’.

Qytetarët shqiptarë, sidomos Kukësi e kanë kundërshtuar fuqishëm vendosjen e tarifës në Rrugën e Kombit, ndërsa në Kosovë ka pasur shumë reagime kundër këtij vendimi të qeverisë shqiptare. Megjithatë qeveria duket e vendosur dhe javën tjetër pritet që të nisë pagesa për të gjitha ata që do të kalojnë në Rrugën e Kombit.

Komento

Komente

  • Ermali: 26/03/2018 17:52

    Si nuk ka turp ky i pafytyre qe bashke me nje grusht oligarkesh po e rrjepin kete popull te mjere deri ne qindarken e fundit.Te kalosh ne autostraden Egnatia ne Greqi,670 km e gjate deri ne kufi me Turqine,kushton vetem 3.6 euro.( https://en.m.wikipedia.org/wiki/Egnatia_Odos_(modern_road).Dhe cfare autostrade! Dhe kur Greqia i ka rrogat 4-5 here me te larta se Shqiperia! Mire jua bejne ketyre mjeraneve qe jo vetem nuk ngrihen ti rrezojne por mblidhen te gjithe me vrap si bageti neper mitingje dhe te kutia e votimit per keta maskarenj pushtetare!

    Përgjigju
    • Njetri: 27/03/2018 12:48

      O shok ke ngateruar rrugen se nuk eshte 3.60 nga athina ne selanik pagon 35 eyro nga selaniku deri ne kufi me turqin eshte 18 eyro nga ke kaluar ti qe pagove kaq pak.. edhe nga janina se dy rrug ka greqia

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?